Politike

Berisha: Krijova projektin për PD pas zgjedhjeve të 25 prillit

10 Janar 2022, 20:22 Nga DOSJA
Berisha: Krijova projektin për PD pas zgjedhjeve të 25 prillit

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se projekti i tij për drejtimin e opozitës dhe marrjen e qeverisë e përgatiti pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike. Në studion e emisionit “Now” në “Euronews”, Berisha shtoi se pas dështimit të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2017, ai nuk kishte projekt politik.

“Lulzim Basha e futi në komë PD, tani u rivitalizua. Kam përgjegjësi të plotë. Shiko dy gjëra, që nuk u ktheva në 2017, të hyja në debate të brendshme si ish-kryetar dhe pa projekt, ishte vetëm të krijoja kaos. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, krijova projekt. Në Kuvendin e korrikut thashë se nuk duhej bërë, por mori vendim unanim. Kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet. Duke deklaruar se jam i hapur për çdo funksion në harkuun kushteutes. U kam thënë gazetarëve kur më pyetën nëse do të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike se ‘never say never’ (kurrë mos thuaj kurrë”. Projekti? Jo, ishte bërë pa marrë Basha vendimin ndaj meje”, deklaroi Berisha në “Euronews”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll