Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
Bota
Politika në ZI/Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian,David Sassoli,reagimet
11 Janar 2022, 06:09Nga DOSJA
ITALI– Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Përfaqësuesi i Presidentit të Parlamentit Evropian, Roberto Cuillo ka bërë të ditur lajmin e trishtë. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare. Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.
Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të David Sassolit reagime të shumta ka patur nga figura politike. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj për mikun e dashur dhe për të ishte një humbje e tmershme. Ndërkohë Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi i pikëlluar për humbjen e madhe, e ka cilësuar atë si një mbështetës të vërtetë të politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së dhe një qenie njerëzore të shkëlqyer.
Reagime ka patur edha nga politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës, ku presidenti Ilir Meta, kryemistri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe të një mbështetësi të politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë.
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 356 raste të reja të të infektuarve me koro...
KAZAKISTAN- Protestat në Kazakistan filloi në 2 janar kundër rritjes së çmimit të gazit, e më pas u kthyen në protesta masive antiqeveritare duke shkaktu...
KAZAKISTAN- Blloku ushtarak i udhëhequr nga Rusia do të fillojë tërheqjen e trupave të tij nga Kazakistani brenda dy ditësh. Reuters raporton se pas përmbushjes...
KAZAKISTAN- Mes protestave të dhunshme Alikhan Smailov është emëruar kryeministri i ri i Kazakistanit. Mediat e huaja raportojnë se Presidenti i Kazakistanit Ka...
SLLOVENI- Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova, i cili ishte duke drejtuar mjetin pa njërën gomë. Siol.net raporton se sipas policisë, sho...
EUROPA- Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ndërroi jetë dhe në postin e tij do të vendoset president i ri për PE. Mediat e huaja raportojnë se po ...
HAGË- Seanca e dëshmive në Gjykatën Speciale në Hagë ka vijuar me dëshminë e ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj. Mediat...
SHBA- Më shumë se gjysma e popullsisë evropiane pritet të infektohet me variantin e koronavirusit Omicron brenda gjashtë deri në tetë javëve të ardhshme. Mediat...
BRITANI E MADHE- Ministri i kabinetit të qeverisë britanike, Michael Gove humbi një intervistë në programin Today të BBC Radio 4 pasi u bllokua në një ashensor....