Aktualitet

Arrestohet shqiptari që u arratis nga burgu në Itali (Emri+Foto)

27 Qershor 2019, 14:28 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari që u arratis nga burgu në Itali (Emri+Foto)

ITALI- Pas arratisjes nga burgu i Trapanit në Siçili 3 ditë më parë, policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Lekë Luca.

32-vjeçari Luca u arrestua, teksa po ecte në këmbë në krah të linjës hekurudhore Trapani-Palermo.

Gjatë momentit të arrestimit Luca ka tentuar të largohet, por është bllokuar nga forcat e rendit.

Lekë Luca është dënuar deri më 2022 nga drejtësia italiane me akuzën e trafikut të drogës. Është hera e dytë që ai arratiset nga burgu. Autoritetet italiane po hetojnë nëse në arratisjen e tij kanë ndihmuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda apo nga jashtë qelive.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali leke luca arrestohet shqiptari ne itali leke luca

Sondazh

Poll