Bota

SHBA dhe BE me “dorë të hekurt”, sanksione ndaj presidentit të Nikaraguas

10 Janar 2022, 19:21 Nga DOSJA
SHBA dhe BE me “dorë të hekurt”, sanksione ndaj

UASHINGTON/BRUKSEL – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj presidentit të Nikaraguas Daniel Ortega dhe 6 zyrtarëve të tjerë të këtij shteti pasi akuzohen se kanë shkelur të drejtat e njeriut në vend.

Së fundmi, SHBA dhe BE kanë bllokuar fluturimet e presidentit të Nikaraguas, vajzës, djalit të tij si dhe 6 zyrtarëve të tjetër të shtetit: ministrit të Mbrojtjes, dy gjeneralëve dhe zyrtarëve të sektorit të telekomunikacionit.

Jo vetëm kaq, por nga ky vendim i Departamentit të Thesarit të SHBA e pësojnë dhe 116 njerëz të lidhur direkt me Ortegën, ku përfshihen: kryebashkiakë, etj.

Personat e shënjestruar janë përgjegjës për dhunime të rënda të të drejtave të njeriut duke përfshirë shtypjen e shoqërisë civile, mbështetjen e manipulimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit të SHBA.

Marrëdhëniet mes SHBA Nikaraguas u përkeqësuan që prej 7 nëntorit 2021, kur Ortega fitoi mandatin e katërt presidencial. Ai akuzohet nga Perëndimi se ka manipuluar dukshëm zgjedhjet presidenciale. Gjatë protestave popullore kundër regjimit të tij, u arrestuan 40 përfaqësues të opozitës.

Prej kohësh, SHBA ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj diktatorit Ortega dhe shtetit nikaraguan.

Marrë nga “Alarabia News”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota daniel ortega sanksione daniel ortega sanksione

Sondazh

Poll