Bota

Njësoj si në vdekjen e babait, Ahmeti e Xhaferi i paraprijnë vizitës së Veselit

10 Janar 2022, 19:24 Nga DOSJA
Njësoj si në vdekjen e babait, Ahmeti e Xhaferi i paraprijnë

KOSOVË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kanë shkuar këtë të hënë për vizitë te familja e Kadri Veselit, pak çaste para arritjes së tij nga Haga. KlanKosova shkruan se ata kanë rastisur së bashku në këtë viztë njësoj si shtatë muaj më parë, ku Ahmeti dhe Xhaferi ishin për ngushëllime te familja e Veselit për vdekjen e babait të tij, Fazliut.

Edhe këtë herë dy politikanët e Maqedonisë së Veriut duket se i ‘paraprijnë’ ardhjes së Veselit nga Haga, ku qëndron si i paraburgosur i Gjykatës Speciale. Ahmeti dhe Xhaferi kur erdhën për vizitë për nënën e Veselit, e cila vdiq të premten e 7 janarit

Ahmeti, gjatë vizitës në familjen Veseli në “Bair” të Mitrovicës, e konfirmoi se nuk ka ditur asgjë për vizitën e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Jo nuk kam informacione të tilla. Nëse Kadri Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë, kjo na gëzon, që ai do të ndajë dhimbjen bashkë me familjen”, tha Ahmeti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti kadri veseli telat xhaferi ali ahmeti kadri veseli telat xhaferi

Sondazh

Poll