Sport

Covid 19 mund Kukësin, 10 raste pozitiv përpara ndeshjes me Dinamon

10 Janar 2022, 11:53 Nga DOSJA
Covid 19 mund Kukësin, 10 raste pozitiv përpara ndeshjes me Dinamon

TIRANE – COVID-19 ulet këmbëkryq tek skuadra e Kukësit e cila raporton 10 raste pozitive, 7 lojtarë dhe 3 antarë të stafit.  Këtë lajm e ka bërë publike klubi verilindor me anë të një komunikate zyrtare në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ku kanë njoftuar se kërkojnë shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, më 15 janar për shkak të rasteve të shumta pozitive në skuadër

Njoftimi i plotë

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.

Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar.

Zyra për shtyp

FK Kukësi”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnetsuperiroe #football #futboll #kampionatishqiptar kukesi #abissnetsuperiroe #football #futboll #kampionatishqiptar kukesi

Sondazh

Poll