Politike

Leskaj sulmon Ramën: Budalla, varfëria e Shqipërisë që krijove do të të hajë kokën

9 Janar 2022, 16:48 Nga DOSJA
Leskaj sulmon Ramën: Budalla, varfëria e Shqipërisë që

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ishte i gatshëm të vetëofrohej si negociator për zgjidhjen e krizës politike brenda PD. Në Facebook, deputeti Leskaj shkruan se Rama provokoi të gjithë shqiptarët pasi ka dëbuar mbi 500 mijë persona në 9 vite nga vendi jonë.

Gjithashtu, Leskaj shton se varfëria dhe pabarazia që ka shkaktuar Rama do t’i sjellë fundin e tij politik.

POSTIMI I BUJAR LESKËS:

Sot, u bëmë dëshmitarë të një shfaqjeje provokative nga kryeministri, nga ai që pretendon se është jo vetëm lider i shqiptarëve, por edhe lider global!

Do të jetë më e bashkuar, më e fortë e më demokratike, për të mirën e Shqipërisë e shqiptarëve dhe për të keqen tënde dhe të sektit që ke prodhuar e drejton!

 

Kryeministri Edi Rama gjeti mundësinë për të përfituar nga situata e krijuar mes demokratëve. Sot, ai përmes një video-deklarate tha se ishte i gatshëm që bashkë me Presidentin Ilir Meta të ndërhynte që çdo gjë të zgjidhej paqësisht në Partinë Demokratike. Sipas tij, tanimë situata ka arritur “kulmin” duke i bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë ç’të munden për një Shqipëri më të mirë. Sa i përket dhunës së ushtruar nga të dyja palët, numri një i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe mbështetësit e Bashës, duke përmendur se kishin përdorur fikëse zjarri dhe shkopinj druri për të mbrojtur godinën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bujar leskaj edi rama perplasje ne partine demokratike bujar leskaj edi rama perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll