Bota

Daçiç: S’ka asnjë kompromis që do ta njohim Kosovën, është e papranueshme për ne

10 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
Daçiç: S’ka asnjë kompromis që do ta njohim

SERBI- Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç ka thënë së fundmi se çështja e presioneve politike ndaj Serbisë lidhur me Kosovën “nuk kanë të bëjë me BE-në, aq sa ka të bëjë me vendet anëtare të BE-së”. Mediat e huaja raportojnë se Daçiç ka theksuar se nuk ka asnjë kompromis që Serbia do të njohë Kosovën.

“Serbia po shkon drejt BE-së, është në interesin tonë të jemi anëtare e BE-së, por sigurisht që është në interesin tonë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe këtu s’ka asnjë kompromis në kuptimin që do ta njohim Kosovën apo diçka të tillë. Kjo është e papranueshme për ne”, tha Daçiç për TV Happy.

Kryeparlamentari njoftoi se ndryshimet në kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë po bëhen me rekomandimin e BE-së. Për këto ndryshime, është planifikuar mbajtja e një referendumi të dielën, më 16 janar, të cilin kryeministri Albin Kurti ka njeftuar më herët se nuk do ta lejojë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ivica dacic ivica dacic

Sondazh

Poll