Bota

‘Dragoi i detit’/Gjenden fosilet e grabitqarit që ka jetuar 250 milionë vite më parë

10 Janar 2022, 10:26 Nga DOSJA
‘Dragoi i detit’/Gjenden fosilet e grabitqarit që ka jetuar 250

BRITANI E MADHE- Mbetjet e fosilizuara të një grabitqari deti dhjetë metra të gjatë të quajtur ichthyosaur janë gjendur në Britani. The sun raporton se Ichthyosaurët të cilët quhen dragonj deti u zbuluan nga gjuetarja fosile dhe paleontologia Mary Anning në fillim të shekullit të 19-të. Fosili i gjetur është 180 milionë vjet i vjetër.

‘Pavarësisht nga fosilet e shumta të ichthyosaurëve të gjetura në Britani, është mbresëlënëse të mendohet se ichthyosauri Rutland është skeleti më i madh i gjetur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një nga gjetjet më të mëdha në historinë paleontologjike britanike.”-tha Dean Lomax, një paleontolog që ka studiuar speciet.

‘Ichthyosaurs’ ishin grabitqarë deti me gjak të ngrohtë, që merrnin frymë nga ajri, jo ndryshe nga delfinët dhe mund të rriteshin deri në 25 metra të gjatë. Me dhëmbë dhe sy shumë të mëdhenj janë të ngjashëm me delfinin në Rutland Water, Rutland.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani dean lomax gjenden fosile britani dean lomax gjenden fosile

Sondazh

Poll