Bota

Negociatat / Presidenti bullgar mbledh K. e Sigurisë, vendoset sot fati i Shqipërisë

10 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
Negociatat / Presidenti bullgar mbledh K. e Sigurisë, vendoset sot fati i

BULLGARI – Ngërçi me negociatat ka bërë që Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë për të diskutuar qëndrimin e Sofjes zyrtare ndaj Maqedonisë së Veriut, për rrugëtimin e kësaj të fundit në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Proces që prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, pasi dy vendet është vendosur ta bëjnë së bashku rrugëtimin e tyre. Presidenti ka bërë me dije në Bruksel se ka kërkuar konsensus me të gjitha partitë politike në Asamblenë Kombëtare për të dhënë edhe Bullgaria “dritën jeshile”.

Këshilli pritet të diskutojë në lidhje me temën: “Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizim asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.

Raportohet se në këtë mbledhje do të marrin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare.

Në konferencën e fundit ndërqeveritare, Bullaria ishte vendi që nxorri karton të kuq për çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vënë veton për këtë të fundit. Por për shkak të rregullores së Bashkimit Europian, vendimi për të çelur negociatat ose për t’u anëtarësuar zyrtarisht në BE, duhet që të jetë unanim nga të gjitha vendet. Kështu që prej vetos së vendosur ndaj Shkupit, as Shqipëria nuk mundi që të përparonte në proces.

Po çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ngerci me negociatat presidenti i bullgarise rumen radev ngerci me negociatat presidenti i bullgarise rumen radev

Sondazh

Poll