Bota

Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin e ri amerikan Jeff Hovenier

10 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin e ri amerikan Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është pritur në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat vendase raportojnë se Osmani u shpreh e kënaqur për ta mirëpritur në Kosovë ambasadorin e ri, duke e siguruar se “nuk do të gjeni asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”.

‘Kam kënaqësinë e veçantë që sot t’ua prezantoj ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Jeff Hovenier. Në një kohë shumë të rëndësishme për të dy vendet tona, si në rrafshin individual, e po ashtu në rrafshin bilateral, është kënaqësi ta mirëpres sot në Prishtinë një person si ambasadori Hovenier, i cili është shumë i afërt me Republikën e Kosovës sepse ka shërbyer këtu më herët dhe i kupton shumë mirë dinamikat në vendin tonë”,– tha Osmani.

Më tej Osmani u shpreh se Kosova ka ndryshuar prej asaj të cilën e kujton ambasadori amerikan, por marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar.

LAJMI KRYESOR: Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ceremonia e ambasadorit jeff hovenier vjosa osmani ceremonia e ambasadorit jeff hovenier vjosa osmani

Sondazh

Poll