Bota

Aksident tragjik në Prishtinë/ Humbin jetën 2 persona dhe lëndohen 9 të tjerë

9 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Prishtinë/ Humbin jetën 2 persona dhe

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Pudojevë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mediat vendase raportojnë se në aksident janë përfshirë tre automjete ku përveç dy viktimave të lënduar kanë mbetur dhe 9 persona të tjerë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik dhe njofton se rruga është bllokuar përkohësisht, duke iu kërkuar qyetetarëve të përdorin rrugë alternative.

Njoftimi i policisë:

Vdesin dy persona në aksident trafiku Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që po ashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin. Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aksident tragjik ne kosove tre makina perplasen vdesin 2 persona aksident tragjik ne kosove tre makina perplasen vdesin 2 persona

Sondazh

Poll