Bota

Tërmeti/Kosova e gatshme të ndihmojë Greqinë, ministri Mehaj: FSK në terren!

10 Janar 2022, 10:31 Nga DOSJA
Tërmeti/Kosova e gatshme të ndihmojë Greqinë, ministri

KOSOVË – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka shprehur gatishmërinë e vendit që ai përfaqëson për të ndihmuar Greqinë, e cila u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm, lukundjet e të cilit u ndjenë edhe në 6 shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Ministri kosovar është shprehur se ka folur me autoritetet greke për këtë çështje, të cilit i ka ofruar mbështetjen e Kosovës me specialistë të Forcave Speciale për menaxhimin e pasojave.

“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë. Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, u shpreh ministri Mehaj.

LAJMI KRYESOR: Tërmeti i fortë në 7 shtete! Qytetarët dalin jashtë banesave, IGJEUM: Ishte 6 ballë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni kosova ndihmon greqine termet ne greqi kosova ndihmon greqine termet ne greqi

Sondazh

Poll