Aktualitet

Presidenti Meta nis sot vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, axhenda e takimeve

10 Janar 2022, 08:39 Nga DOSJA
Presidenti Meta nis sot vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nis sot vizitën e tij treditore në Maqedoninë e Veriut. Meta fillimisht do të pritet me një ceremoni të lartë shtetërore nga homologu vendas, Presidenti Stevo Pendarovski. Në agjendën e vizitës së tij janë gjithashtu takimet me krerët e tjerë shtetëror, por edhe krerët e partive politike dhe faktorë shqipatarë, aktivë në politikën e brendshme.

Ndërkohë që për vizitën e Metës janë marrë edhe masa për të ruajtur sigurinë e tij, pasi nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup është bërë me dije se nga sot deri të mërkurën do të merren masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën qendrore të Shkupit. Lajmi për vizitën zyrtare të kreut të shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, u bë me dije ditën e djeshme nga zyra e Presidencës, por nuk dihen detaje të tjera se kush do ta shoqërojë presidentin në takimet e tij.

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta maqedoni e veriut meta vizite ne maqedonine e veriut ilir meta maqedoni e veriut meta vizite ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll