Aktualitet

Pas drejtuesve të qarqeve, Rama mbledh ministren e Bujqësisë dhe autoritetet vartëse

10 Janar 2022, 09:04 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca në ‘Vila 30’ në Tiranë. Dosja.al mëson se në takimin me Ramën janë edhe të gjitha autoritetet vartëse të Ministrisë së Bujqësisë.

Ky takim vjen pak minuta pas përfundimit të mbledhjes që kryeministri zhvilloi në ambientet e selisë së Partisë Socialiste me krerët e qarqeve.

Ditën e nesërme pritet që Partia Socialiste të zhvillojë Mbledhjen e Kryesisë, aty ku do të diskutohet organizimi për 30-vjetorin e FRESH. Mbledhja e Kryesisë së PS do të nisë në orën 09:00 dhe temë diskutimi do të jetë edhe organizimi i PS, si dhe sfidat politike të kësaj force politike. Në mbledhjen e nesërme pritet të zhvillohet një analizë e ngjarjeve të fundit në vend, kryesisht atyre të së shtunës, ku u zhvillua protesta e dhunshme te selia e PD, e thirrur nga Sali Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama takim me krifcen edi rama rama takim me krifcen

Sondazh

Poll