Aktualitet

I moshuari në Memaliaj kërcënon me thikë bashkëfshatarin, arrestohet nga policia

10 Janar 2022, 08:27 Nga DOSJA
I moshuari në Memaliaj kërcënon me thikë

TEPELENË– Policia ka mundur të parandalojë një vrasje në Memaliaj. Sipas njoftimit të tyre, një 63-vjeçar me inicialet A.L është arrestuar ditën e sotme, pasi mësohet se gjatë një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin H.M 66 vjeç, e ka kërcënuar me një thikë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa u sekuestrua edhe thika me të cilën 63-vjeçari kreu veprën penale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kanosi me mjet të mprehtë (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne memaliaj memaliaj konflikt ne memaliaj memaliaj

Sondazh

Poll