Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Greqi, po transportonte në këmbë drogë me çantë shpine

10 Janar 2022, 08:03 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Greqi, po transportonte në këmbë

GREQI – Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili është kapur teksa kalonte ilegalisht në territorin grek, duke ecur në këmbë, ndërsa në çantën e shpinës mbante një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar.

Forcat e policisë, sapo e kanë pikasur shqiptarin duke ecur në Igumenicë, e kanë ndaluar dhe pas kontrollit personal, konstatuan se në çantën që kishte me vete, ai kishte futur gjashtë pako me kërp të papërpunuar, që kapte peshën 6 kilogramë e 920 gramë, si dhe 100 euro dhe një celular.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë, ku akuzohet për veprën penale të ‘Posedimit, importit, transportit dhe trafik droge’ dhe ‘Hyrje të paligjshme në vend’.

Ndërkohë, autoritetet greke nuk e kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të arrestuar.

Marrë nga protothema.gr

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi shqiptari kapet me droge arrestohet shqiptari ne greqi shqiptari kapet me droge

Sondazh

Poll