Aktualitet

Banorët e Postribës në Shkodër protestë për ujin e pijshëm: Vjen i ndotur çdo ditë

10 Janar 2022, 07:40 Nga DOSJA
Banorët e Postribës në Shkodër protestë për ujin e

POSTRIBË/SHKODËR – Banorët e Njësisë Administrative Postribë në Shkodër kanë protestuar ditën e sotme sërish në lidhje me ujin e pijshëm.

Sipas banorëve uji në rubinetat e tyre vjen gjatë gjithë kohës i ndotur dhe shkak për këtë është një gurore e ndërtuar rreth 3 vite më parë për nxjerrjen e mermerit, ndërsa shtojnë se, nëse nuk zgjidhet situatë, ata do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre.

“Kjo është një çështje që na përket të gjithëve ne. Unë në pension detyrohem të blej 2 mijë lekë ujë në ditë. Ky është një problem që mund të zgjidhet nëse gurorja largohet prej aty. I bëjmë thirrje Bashkisë, pushtetit vendor e me radhë sipas hirearkisë kush ka hedhur firmën, deri te ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, te ai që është në burg, na kërkojmë vetëm të drejtat tona. Po e paguajmë 640 lekë ujin e pijshëm ky është i papijshëm. Protestat do t’i vijojmë dhe më shumë se kaq do bllokojmë rrugën te gurorja. Uji ka qenë i pijshëm, tani vjen i turbulluar dhe nuk bën.”, tha një qytetar.

Ndërkohë, një tjetër banor bëri me dije se do t’i drejtohen SPAK në lidhje me këtë çështje pasi me tenderin e ujësjellësit është bërë korrupsion, madje ata shprehen se do ta çojnë deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Banorët kërkojnë që sa me shpejt firma te ndalë ndotjen e ujit dhe të gjendet një zgjidhje.

“Janë shpenzuar 1 miliardë e 400 milion për të pirë 6 fshatra ujë. Ju e patë ai ujë as për bagëti nuk bën. Edhe në SPAK dhe në Gjykatën e Hagës do t’i çojmë. Këtu ka korrupsion. Janë shkel 5 nene të Kushtetutës”, tha banori.

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë për këtë çështje, që sipas tyre është kthyer në një problem të madh, pasi po i rrezion çdo ditë jetën atyre dhe fëmijëve të tyre.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e postribes ne proteste postribe shkoder proteste per ujin banoret e postribes ne proteste postribe shkoder proteste per ujin

Sondazh

Poll