Aktualitet

I vdiq djali në kopësht, flet nëna e 3-vjeçarit: Më thanë që ishte gjallë, pastaj…

10 Janar 2022, 09:11 Nga DOSJA
I vdiq djali në kopësht, flet nëna e 3-vjeçarit: Më

FIER – Flet nëna e 3-vjeçarit, i cili u mbyt tre ditë më parë në një kopësht privat në qytetin e Fierit. E tronditur për atë që ka ndodhur, e ëma e fëmijës është shprehur se ajo ka qenë personi i parë që kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se çfarë kishte ndodhur.


Sipas saj, fillimisht i kanë thënë se i biri ishte mbytur me litarin e bluzës dhe se ishte në gjendje të mirë, madje edhe ishte përmendur, por kur ka shkuar në spital, i kanë thënë se ishte në sallën e operimit. Më tej deklaron se kur u kishte kërkuar që të hynte në sallë, i ka thënë doktori se fëmija kishte ardhur pa shenja jete.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë. Presidenti i kopshtit ka tënë që ka kamera në çdo cep, dhe ku shkuam dje tha që ka 6 kamera, nuk ka mundësi që djali 15 kg të varet në ato kapëse’, tha nëna e 3-vjeçarit që vdiq në kopshtin privat në Fier, Donalda Kodheli.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, familjarët protestë para Prokurorisë:Të zbardhet ngarja

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familjaret proteste te prokuroria vdes 3 vjecari ne fier familjaret proteste te prokuroria vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll