Aktualitet

Tërmeti i fortë në Greqi! Shkundet Shqipëria, preku 5 vende, nuk shkaktoi dëme

9 Janar 2022, 21:46 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Greqi! Shkundet Shqipëria, preku 5 vende,

TIRANË– Lëkundje të forta të tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në të gjithë Shqipërinë! Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.5 gradë të shkallës rihter e ka pasur epiqendrën në Follorina të Greqisë, me një distancë prej 121 kilomtetrash larg Elbasanit. Lëkundja që u regjistrua në orën 23:43 më orën lokale (22:43 në Shqipëri) ka shkundur të gjithë vendin tonë, Kosovën, Greqinë, Maqedoninë e Veriut e Bullgarinë.

Fatmirësisht, sipas raportimeve të bëra deri më tani nga mediat e institucionet, nuk ka pasur dëme materiale e as në njerëz.  Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrësi, Fieri, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë e Gjirokastër. IGJEUM nuk raporton dëme, por shkruan se zona rreth 5 kilometra në lindje të Pogradecit e ka ndjerë më shumë lëkundjen e fuqishme.

Ministria e Mbrojtjes shkruan se deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e reaguar ndaj çdo situate. Ministri Niko Peleshi shton se intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Tërmeti është pasuar nga dy lëkundje të tjera, përkatësisht me magnitudë 4.84 dhe 3.50 gradë të shkallës rihter. As paslëkundjet, fatmirësisht nuk kanë sjellë dëme. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tërmeti në 5 shtete, media e njohur greke: 8 paslëkundje në 10 minuta (DETAJE)

Situata në qarqe pas tërmetit, nuk ka dëme në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, vjen reagimi nga Ministria e Mbrojtjes

Tërmeti që preku 4 shtete, media greke: Shkalla 5.4 Richter, 6 km larg Follorinës

Tërmeti në Follorinë, ndihen dhe dy paslëkundje, më e madhja me magnitudë 4.8

Tërmeti me epiqendër në Greqi shkundi Shqipërinë, vjen reagimi nga Igjeum

VD/ Tërmeti i fortë në Greqi, shikoni si lëkundet abazhuri në Kukës

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne greqi termeti shkund shqiperine termet ne greqi termeti shkund shqiperine

Sondazh

Poll