Politike

Protesta në PD, Shehu: Ishte paqësore, por u rrezikuam nga mercenarët e Bashës

9 Janar 2022, 19:43 Nga DOSJA
Protesta në PD, Shehu: Ishte paqësore, por u rrezikuam nga

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka deklaruar se protesta e djeshme ishte paqësre, por u përball me dhunë nga mercenarët e kryeopozitarit Lulzim Basha. Në një intervistë për Syri Tv, Shehu tha se mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve, duke shtuar se veprimet e tij janë antidemokratike.

“Protesta paqësore u përball me dhunë. Mercenarët rrezikuan jetën e demokratëve. Këta janë gjëra evidente që lehtë janë dukur, edhe në media janë pasqyruar. Shikoni mënyrën e agresivitetit ndaj protestueve. U përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve me shumicë. Në atë seli kishte njerëz të armatosur, njerëz që kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, që rrezikojnë deri edhe stabilitetin e vendit tonë.

Veprimet e Lulzim Bashës janë antidemokratike, selia e PD nuk mund të jetë vend armësh, vend gazi, por duhet të jetë seli e hapur për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Elementët e dhunës nga grupi i Bashës janë përdorur në shumicë e PD është bunkerizuar. Dhuna janë ata dyer prej hekuri, dhunë janë veprimet antidemokratike. Edhe gazetarët nuk u lejaun në qeli. Basha shkeli të drejtat e qytetarëve. Selia duhet të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi Shehu.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike tritan shehu perplasje ne partine demokratike tritan shehu

Sondazh

Poll