Sport

Gjithçka e lehtë ndaj Venecias! Milan “fluturon” në krye me Hernandez dhe Ibra-n

9 Janar 2022, 13:45 Nga DOSJA
Gjithçka e lehtë ndaj Venecias! Milan “fluturon” në

ITALI- Në javën e 21-të të Serie A, Milan fiton ndaj Venezias në transfertë me shifrat 3-0. Takimi u zgjidh shpejt kur në minutën e 2′ Ibrahimovic shënoi që në minutën e dytë. 45 minutat e para nuk patën gol tjetër, ndërsa në të dytën Milan e nisi sërish me vrull.

Hernandez ishte ai që qetësoi milanistët kur në minutën e 48′ shënoi me një depërtim të bukur, ndërsa në minutën e 60 ‘fitoi edhe një penallti, që e ktheu vetë në gol. Venezia mbeti me një lojtarë më pak, pasi Svoboda u ndëshkua me karton të kuq.

3-0, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund, ndërsa humbja e vetme e Milanit ishte Tonali, i cili mori të verdhë dhe do duhet të mungojë në duelin e radhës kundër Spezia. Kuqezinjtë marrin përkohësisht vendin e parë, por Interi ka dy ndeshje më pak dhe te Milani nuk është se po festojnë shumë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan serie a venezia milan serie a venezia

Sondazh

Poll