Sport

VIDEO/ Goli i parë në La Liga, Ivan Balliu i dhuron një pikë Rayo Vallecanos

9 Janar 2022, 15:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Goli i parë në La Liga, Ivan Balliu i dhuron një pikë

SPANJË- Ivan Balliu ka gjetur golin e parë në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, aktivizohet me Rayo Vallecanon dhe në javën e 20-të të kampionatit spanjoll, lojtari shënoi golin e barazimit me sfidën që përfundoi me shifrat 1-1.

Balliu i prishi festën Betis në minutën e 70. Shqiptari përfitoi nga një ngatresë në zonën e kundërshtarit, dhe nga shumë pranë portës e çoi topin në rrjetë. Kështu, ishte goli i Balliut që i dha një pikë Rayo Vallecanos në javën e 20.

Betis vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë, në pritje të sfidave të tjera dhe ngjitet në kuotën e 34 pikëve. Vetëm tre pikë më pak ekipi i Ivan Balliut që ndodhet në vendin e shtatë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ivan balliu la liga rayo vallecano ivan balliu la liga rayo vallecano

Sondazh

Poll