Sport

Broja, 78 minutat në Kupë nuk e bindin gazetën “Hampshire”! Ja nota për lojtarin

9 Janar 2022, 15:22 Nga DOSJA

ANGLI-Southampton u kualifikuar me vështirësi në raundin 1/16-va të FA Cup. Përballë Sëansea-s shenjtorët fituan me shifrat 2-3 në 120 minuta lojë. Armando Broja e nisi takimin si titullar dhe në mëinutën e 78’ sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua.

20-vjeçari tregoi edhe një herë shpërthimet e tij, vecanërisht në minutën e fundit të pjesës së parë. Sulmuesi shqiptar uli bukur topin dhe kërkoi shkëputjen nga mbrojtësi i Swansea-s, Cooper, por ky i fundit e ndali në mënyrë të parregullt shqiptarin duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Sipas Gazetës “Hampshire” Broja është vlerësuar me notën 5.5 duke e cilësuar kështu paraqitjen e shqiptarit në 78 minuta lojë.

“Ai u përpoq të sulmonte sipas mënyrës së tij pas kartonit të kuq të Southampton. Ai mund të kishte bërë më mirë, por pasimi ishte prapa shokut të skuadrës, për të realizuar golin e dytë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll