Sport

Në koma prej 10 ditësh/ Nuk i mbijetoi dot grushtave, bokseri armeno-rus humb jetën

9 Janar 2022, 15:52 Nga DOSJA
Në koma prej 10 ditësh/ Nuk i mbijetoi dot grushtave, bokseri

RUSI-Arrest Sahakyan, boksieri armeno-rus ka humbur jetën tragjikisht pasi pësoi një humbje me nokaut në një duel më 26 dhjetor dhe më pas ra në koma për 10 ditë. Sahakyan, vetëm 26 vjeç, pësoi një ënjtje në tru në ndeshje dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Pas 10 ditësh në koma, ai ndërroi jetë të premten, më 7 janar.

Boksieri i peshave super të mesme pati nëntë ndeshje si profesionist, duke fituar gjashtë. Funerali i tij do të mbahet në Tolyatti, Samarra në Rusi më 11 janar, megjithëse e afërmja Svetlana Petrosyan konfirmoi se ai do të varrosej në Jerevan, Armeni.“Zemra ime është copëtuar”, ka shkruar Petrosyan në Instagram. “Nuk e besoj… është si një ëndërr e keqe”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arrest sahakyan rusi arrest sahakyan rusi

Sondazh

Poll