Politike

VD-‘Ki respekt për kundërshtarët’/Komenti, Rama: Të ishte ndryshe s’do flisja me ju

9 Janar 2022, 12:01 Nga DOSJA
VD-‘Ki respekt për kundërshtarët’/Komenti, Rama:

TIRANË – Njëri nga komentuesit i ka kërkuar Ramës që të ketë pak respekt për kundërshtarët e tij politik, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, të cilin e konsideroi ujk.

Duke iu përgjigjur komentit në fjalë, Rama tha se kjo nuk është më një çështje kundërshtarësh politikë, por një nevojë emergjente për të kapërcyer këtë llum ku Basha dhe Berisha e kanë futur vendin.


PYETJE: Pashë një ujk të lodhur poshtë Lanës, por prapë ishte ujk. Ki pak respekt për kundërshtarët.

Rama: Nuk është çështje kundërshtarësh, është nevojë për të kapërcyer këtë llum. Shkon përtej socialistëve dhe demokratëve. Shkon përtej të gjithave. Po të ishte ndryshe rrija në shtëpi duke ndjekur, e nuk vija të flista me demokratët. Fërkohja duart: Vrafshin veten. Por me ça kosto? Që të vriten njerëz.

PYETJE: Demokratë s’ka pas ai vend kurrë

Rama: Ju që shkruani nga jashtë mos flisni njëherë. Ai vend, që është vendi yt, ka pasur demokratë kur ti nuk ke pas lindur. Ka pasur njerëz që janë varrosur nëpër burgje sepse kanë qenë demokratë. Zotrote as maces me lugë nuk i bije akoma. Ka edhe sot demokratë. Fatmirësisht!

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll