Politike

VD-‘Ti kishe bërë zyrën se për atë zihen’/ Rama: Unë nuk zëvendësoj opozitën

9 Janar 2022, 11:33 Nga DOSJA
VD-‘Ti kishe bërë zyrën se për atë zihen’/

TIRANË – Duke komentuar një koment të një qytetari se fajin e ka vetë ai që merret me Berishën dhe Bashën, Rama u shpreh se zënka mes tyre për godinën është përshkallëzim i degradimit.

Ai vijoi duke thënë se të dy, si Basha ashtu edhe Berisha e kanë humbur mundësinë që të udhëheqin demokratët, të cilët duhet ta gjejnë vetë që u duhet për t’i udhëhequr.


PYETJE: Fajin e ke vete që merresh me ta. Ti merresh me shtëpi e pallate, ti kishte bërë zyrën se për të zihen

Rama: Zënka për godinën është përshkallëzim i degradimit. Në fakt shpreh ezaurimin e mjeteve të logjikës, urtësisë dhe kulturës. E gjitha përkthehet në një agresion fizik. E gjithë kjo vjen si rezultat i deligjitimit të të dyja palëve. Të dy e kanë humbur mundësinë që të udhëheqin demokratët. Kacafytja është nevojë për njëri-tjetrin, sado absurde që duket. Ne duam paqe. S’jemi këtu për të zëvëndësuar opozitën. S’jam këtu për të kërkuar votat e demokratëve. Duhet të bëjmë ç’mos për të çliruar politikën në këtë aspekt që na mban peng të gjithëve. Duhet të gjendet rruga që kjo kacafytje të mbarojë dhe të mos kemi më skena të tilla. Demokratët duhet ta gjejnë vetë që u duhet për t’i udhëhequr. Mënyra si e shoh unë këtë situatë është se do të kërkojë kohën e saj. Nuk bëhet fjalë për të fërkuar duart.

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll