Politike

VD-Rama: Ata zihen kush është shërbëtori im, Basha-Berisha zihen me kë jam unë

9 Janar 2022, 11:54 Nga DOSJA
VD-Rama: Ata zihen kush është shërbëtori im, Basha-Berisha

TIRANË – Sot zihen kush është shërbëtori im, njëri thotë pengu i atij, tjetri tubi i oksigjenit të atij. Kështu e ka konsideruar Kryeministri Rama zënkat mes Berishës dhe Bashës, duke shtuar se tani zihen me kë jam unë. Por Rama e ka mohuar këtë gjë duke thënë se, kjo është diçka për të cilën ai mund të argëtohej, por demokratët duhet ta zgjidhin vetë për veten e tyre.


PYETJE: Sot zihen kush iu ka…

Rama: Sot zihen kush është shërbëtori im, njëri thotë pengu i atij, tjetri tubi i oksigjenit të atij. Ia thonë demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin personal. Vetëm ai e mban një drejtues të një partie politike që synon të marrë pushtetin, si të ishte princ mesjetarë dhe të thotë ok ja ku më keni! Hajde shohim kush e ka shumicën. Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është e qartë çfarë është. Qëndronte pas se kishte lënë këtë dhe i dilte para çdokujt që merrej me të. I ka thënë gjithçka se e kishte administratorin e pronës. Por ia që bota u rrotullua mbrapsht. Tani zihen me kë jam unë. Jo, kjo është diçka për të cilën unë mund të argëtohesha por demokratët duhet ta zgjidhin vetë për veten e tyre. Asnjëri as tjetri nuk u thotë të vërtetën. Iu tërheqin pas hunde. Edhe? Mos vallë këta humbën ndonjë gjë? Vetëm ju…

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll