Politike

VD-PROTESTA/Rama: Dje pamë kafshëri në zgjedhjen e mjeteve, përpjekje për kafshim

9 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA
VD-PROTESTA/Rama: Dje pamë kafshëri në zgjedhjen e mjeteve,

TIRANË – ‘Dje pamë kafshëri në zgjedhjen e mjeteve, përpjekje për kafshim mes palëve’. Kështu e ka konsideruar Kryeministri Rama atë që ndodhi ditën e djeshme në selinë e PD.

Sipas Ramës, PS e ka braktisur llogoren e ideologjisë, të menduarit si një kafshë politike dhe ka zgjedhur frontin e betejës që i përkasin një spektri të qendrës së majtë, por që e bëjnë një hapësirë që është e gatshme që të mbledhë rreth vetes forca që shohin tek vija e drejtë dhe pa kthesa.


“PS e ka braktisur llogoren e ideologjisë, të menduarit si një kafshë politike dhe ka zgjedhur frontin e betejës që i përkasin një spektri të qendrës së majtë, por që e bëjnë një hapësirë që është e gatshme që të mbledhë rreth vetes forca që shohin tek vija e drejtë dhe pa kthesa. Nuk dua t’ju lodh me këtë por nuk është çështje argëtime. Skenat e djeshme janë trishtim dhe ulërimë e brendshme e një mungesë përgjegjshmërie dhe e një kafshërie që është një fazë e degradimit të një partië politike. Dje pamë kafshëri në zgjedhjen e mjeteve për t;u mbrojtur apo sulmuar. Pamë përpjekje për kafshim mes palëve. U shmag! Janë aty dhe janë përgjegjës.”, deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll