Politike

VD-‘Nuk u përdor dhunë’/ Rama përgënjeshtron Bashën: Aty kishte njerëz me shkopinj

9 Janar 2022, 11:56 Nga DOSJA
VD-‘Nuk u përdor dhunë’/ Rama përgënjeshtron

TIRANË – Duke iu përgjigjur një komentuesi, i cili e akuzon se po mbron Lulzim Bashën, kryeministri Rama tha se për të mbrojtur demokracinë përdoret demokracia, zgjedhjet të lira e të ndershme.

Sipas Ramës, demokracia nuk shfaqet me njerëz me shkopinj që dalin nga penxheret, ndërsa u shpreh se nuk mbron askënd, as Bashën e as Berishën, pasi të dy janë pengmarrësit e demokratëve.


PYETJE: Pse futesh aty ku nuk të takon? Pse e mbron Lulin tënd?

Rama: Dje Policia ka mbajtur të njëjtin standard. Sa kohë janë marrë me dyert, Policia nuk ka ndërhyrë. Nuk ka ndërhyrë edhe për një arsyer tjetër. Edhe pala brenda, ishte e gatshme për gjakderdhje. Për të përdorur njerëz si viktima. Nëse nuk do të ishte kjo e vërteta ata që kanë vulën e PD, duhet të kërkonin mbështetjen e Policisë që në sekondën e parë. Kemi një lajmërim për miting në oborr, të lutem hajdeni na mbroni. Nuk e marrim Policinë se dukemi sikur jemi të Ramës, të gjitha janë lodra të rrezikshme me fatin e njerëzve. Janë lodra të rrezikshme udhëheqësisht pa vizion dhe pa pikën e turpit. Policia ishte aty! Në këto kushte shumë të rrezikshme, provokative, të ulëta e të poshtra. Sa i përket masave, prokuroria dhe Policia nuk kanë bërë dallime brenda jashtë. Kanë bërë të gjitha gjërat që duhet të bënin. Kush është përfshirë në dhunim do mbajë përgjegjësi. Nuk përdor dot fikëset e zjarrit për të mbrojtur demokracinë, e të çosh njerëzit në spital. Për të mbrojtur demokracinë përdoret demokracia, zgjedhjet të lira e të ndershme. Demokracia nuk shfaqet me njerëz me shkopinj që dalin nga penxheret. Unë nuk e mbroj kaq shumë Lulin tim. Nuk kam respekt as për Lulin tim, as për Saliun tënd. Janë dy pengmarrësit e demokratëve. E jo thjeshtë të demokratëve.

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll