Politike

VD-‘Ka marrë fund PD, ia dole’/ Rama: Jam dakord me ty, ne nuk kemi opozitë

9 Janar 2022, 11:37 Nga DOSJA
VD-‘Ka marrë fund PD, ia dole’/ Rama: Jam dakord me ty, ne nuk

TIRANË – Rama ka mbështetur komentin e një qytetari, i cili i thotë se opozita ka marrë fund, duke shprehur dakordësinë me të, se vendi tashmë nuk ka më opozitë prej kohësh, jo vetëm prej asaj që ndodhi ditën e djeshme.

Sipas Ramës, një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë dhe është e destinuar të humbasë.


PYETJE: Realizove planin o Rama, ka marrë fund opozita. Ia arrite kësaj dite.

Rama: Jam dakord me ty, sigurisht që ky vend ka nevojë për opozitë. Ky vend nuk ka opozitë sot, por jo sepse ndodhi ajo dje. Ka kohë ky vend që nuk ka opozitë. Nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh në gjithë këto vite. E kam thënë me kohë e vakt. Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë dhe është e destinuar të humbasë. Një nuk të sfidon mendërisht për të ardhmen në një mënyrë më të avancuar por që të sfidon me molotov, kanë qenë bashkë kanë ardhur poshtë dhe kanë përdorur të njëjta mjete. Disa i përdorin ende, disa të tjerë i pësojnë në kurrizin e tyre. Ishin të rrethuar dje dhe ishin brenda. I besoj se kanë kaluar orë të vësjtira. Shpresoj të kenë kuptuar sa orë të vështira kanë kaluar njerëzit në këtë godinë. Jo politikanë, por gra e burra, që i shërbejnë shtetit dhe jo partisë në pushtet. Sa? Sa orë? Si ato orët dje për shkak të atyre që dje ishin brenda. Ky vend nuk ka pasur opozitë dhe nuk ka sot. Nuk është opozitë që të dërdëllisësh regjimi-regjimi, të flasësh për armiq në një vend kaq të vogël. Nuk jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë. Nuk është opozitë, ajo opozitë që pretendon se vidhet në zgjedhje dhe sot është në sytë e gjithë shqiptarëve që nuk ka minimunimin e ndershmërisë në një proces të brendshëm. Njëri thotë kam mbledhur kaq, tjetri thotë kisha 5 mijë veta në një sallë me 2 mijë karrige. Të dy ankohen se votat ua vjedh unë. E gjitha nuk lidhet me demokratët. Mund të nxjerrin në skenë shumë më shumë sesa kaq. është një skenë e ndarë sepse ka qenë aty me personazhe që janë vënë bashkë nga të dy. Kujt i thuhet unë nuk e njihja atë? Si nuk e njihje? Janë të gjitha të bëra bashkë?

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll