Politike

‘Lufta’ Berisha-Basha/Rama: Akuza se kush nga të dy është shërbëtori im, pikë e zezë

9 Janar 2022, 11:09 Nga DOSJA
‘Lufta’ Berisha-Basha/Rama: Akuza se kush nga të dy

TIRANË – Duke komentuar përplasjen Basha – Berisha, Kryeministri Rama tha se asnjëri prej tyre nuk është shërbëtori i tij, ndërsa shtoi se një zhvillim i kësaj natyre që dobëson kundërshtarin politik, godet rëndë vendin dhe shoqërinë, që dobëson kulturën politike që ditën e djeshme ka marrë goditjen më të tmerrshme ndonjëherë.

“Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike që shkon përtej çdo logjike. Shumëkush mund të mendojë që për mua është e mirëseardhur. Nuk i vë faj kush mendon kështu. Por një zhvillim i kësaj natyre që dobëson kundërshtarin politik, godet vendin dhe shoqërinë. Përmbën problem në kulturën politike që dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Shkon përtej dobësimit të një kundërshtari politik. Dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi. Dëmton institucionin demokratik të opozitës, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit. Kjo është përgjegjësi e dy personazheve. Janë pa asnjë vizion ardhmërie. Asnjë mesazh më të fortë përveç akuzave se kush nga të dy është shërbëtori im. Pikë e zezë.”, u shpreh Kryeministri Rama.

LAJMI KRYESOR: TRAZIRAT në PD, Rama diskuton me demokratët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021 edi rama edi rama me demokratet 9 janar 2021

Sondazh

Poll