Politike

Açka: 8 janari ditë e trishtë, partia nuk është godina, të pritej vendimi i Gjykatës

9 Janar 2022, 11:12 Nga DOSJA
Açka: 8 janari ditë e trishtë, partia nuk është

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ka cilësuar një ditë të trishtë 8 Janarin, por gjithashtu edhe një humbje të madhe për të dyja palët. Sipas Açkës, edhe pse situata e djeshme nuk ishte diçka e papritur, pasi prej muajsh po përgatitej dhe kishte një retorikë urrejtjeje, partia nuk është godina, partia është esencë, thelb, ideal dhe se duhej pritur vendimi i gjykatës.

Deputetja demokrate shtoi se ligji duhet të veprojë për çdo qytetar dhe institucion siç është Partia Demokratike, teksa termi revolucion paqësor sipas saj nuk qëndron. Deputetja e PD-së i bëri thirrje policisë të ngrihet në nivelin e saj.

“Jam e keqardhur që nuk jam aty, për arsye shëndetësore. E kam ndjekur përmes ekranit, ka qenë një ditë e trishtë. Nuk flas vetëm si deputete, por si qytetare dhe si shkrimtare.Ka qenë një ditë shumë e trishtë të paktën për mua personalisht. Mendoj se kemi humbur të dyja palët, më vjen turp ta them këtë fjalë palë. Mendoj se kemi humbur dhe ne si shqiptarë në sy të botës së madhe. Është një gjë më komplekse. Duke parë këtë pikturë më të gjerë, ishim në një farë përgatitjeje për luftë më para. Duke parë më gjerë. Është agravuar me muaj të tërë kjo retorikë. Është mbështetur një lloj qasjeje urrejtje prej muajsh. Partia nuk është godina, është esencë, thelb, ideal, janë njerëz që bashkohen për një ideal të caktuar, për të ardhur në pushtet. Pse kjo shpurë njerëzish që edhe mund të jenë në të drejtën e tyre, nuk jam gjykatës as prokuror, duhet lënë gjykatës. Fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Pse të mos prisnim dhe pak që fjalën e fundit ta thoshte gjykata dhe unë e para do i thosha z. Basha të dilte nga zyra. Unë distancohem personalisht dhe nga ata gurë që u hodhën nga brenda. Kjo nga brenda jashtë nuk duhet të kishte ndodhur. Unë personalisht, pavarësisht se janë gjëra që ndodhin në momente të tensionuara, për të mbrojtur kokën… Nuk më është dukur aq e çuditshme ajo që ndodhi dje, gjithçka ishte parapërgatitur, po flitej për luftë. Më vjen keq që PD si institucion, s’ka rëndësi nëse është Luli apo Sali Berisha, PD është institucion dhe sa kohë është institucione juridik duhet të respektojmë ligjin. Nuk duhet të intimidohemi as nga policia, nëse duhet akuzuar një palë, i pari Sali Berisha që na ka lënë një polici politike. Do kishin mjaftuar 25 vetë policë që festa të ishte festë. Unë si Zot njoh ligjin. Ç’është ky nxit për t’i futur demokratët?”, tha deputetja ndër të tjera deputetja e PD, Flutura Açka.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike deputetja demokrate flutura acka perplasje ne partine demokratike deputetja demokrate flutura acka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll