Politike

VD-Basha:Berisha e kriminelët e armatosur synonin viktima,faleminderit që s’e lejuat

8 Janar 2022, 17:19 Nga DOSJA
VD-Basha:Berisha e kriminelët e armatosur synonin viktima,faleminderit

TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar se personat e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ishin kriminelë që synon viktima në selinë e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për shtyp, Basha falenderoi të pranishmit në sallë, duke u shprehur se ata bënë të pamundur nënshtrimin e selisë blu si dhe ndaluan derdhjen e gjakut të demokratëve.

“Të gjithë e kuptuan sot planin e tij nga kjo seli e dhunuar dhe ambientet edhunuara. Ajo që ka ndodhur është më e qartë kur shikon që nga ana 500 apo 600 persona të thirrur nga Berisha ishin kriminelë e trafikantë të armatosur, duke vënë në jetë një plan të mirëmenduar e të ekzekutuar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo ka padiskutim diçka historike. Me këtë filozofi shkatërrimi, dhunë që nuk pranon mendimin ndryshe, rregullat demokratike, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë, por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton, vetë numëron, vetë bën gjithçka. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit këtu dhe qindra të tjerë që me përkushtimin heroik bënë të pamundur nënshtrimin e selisë blu ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Pamundësuan dhe objektivin tjetër të Berishës, daljen sot me viktima, derdhjen e gjakut të demokratëve,” tha Basha.

LAJM KRYESOR:Selia e PD e shkatërruar! Basha fton gazetarët në seli, Bardhi përplaset me policinë

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll