Politike

VD-Berisha: U vërtetua sot aleanca e Bashës me krimin, gazin, krimin dhe Ramën

8 Janar 2022, 17:29 Nga DOSJA
VD-Berisha: U vërtetua sot aleanca e Bashës me krimin, gazin, krimin

TIRANË – Ish-kryedemokrati Sali Berisha tha se sot u provua aleanca kriminale e kryetarit të PD Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpërndarjen e protestës me forca të policisë që përdorën gazlotsjellës dhe ujë. Përpara mediave në hotel “Rogner”, ish-kryeministri shtoi se protesta e sotme u hapi dyert të gjithë qytetarëve.

“Thirri sipas skenarit të parapërgatirtur narko-banditë me uniformë dhe policë duke ndërmarrë një raprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot, u faktua thjesht dhe përfundimisht se Lulzim Brava është në aleancë krimi, gaze, dhune ndaj demokratëve me Edi Ramën, pengmarrësin e tij. E vërteta është se protesta madhështore e demokratëve ishte tërësisht paqësore. Vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara nga Edi Rama me pengun e tij Basha. Protesta dyert i hapi të gjithëve”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Do jenë të pandalshme’/ Berisha paralajmëron protesta të tjera: E sotmja, paqësore!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll