Politike

VD-Berisha: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën, do tu shkruajmë

8 Janar 2022, 18:06 Nga DOSJA
VD-Berisha: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën, do tu

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi dy mediat prestigjioze të huaja “Reuters” dhe “Washington Post”, të cilat e konsideruan protestën e thirrur prej tij sot para selisë së Partisë Demokratike si të dhunshme. Në konferencën për mediat, ish-lideri i demokratëve u shpreh se këto dy media janë të lidhura kokë e këmbë me kryeministrin Edi Rama. Ai premtoi se do t’i kontaktojë për t’u dhënë informacionet e veta në lidhje me zhvillimin e protestës në selinë blu, madje edhe “Associated Press”.


“Mediat e huaja nuk kanë patur përfaqësues këtu. Ka dy që janë këmbë e kokë të lidhur me Edi Ramën dhe japin lajme në kundërshtim me traditën. Cilat insitucioneve ndërkombëtare iu referohesh? Reuters dhe Washtingon Post kanë gazetarë të lidhur me Edi Ramën.  Reuters e lexoj më shumë nga të tjerat. Do e informojmë. Do i bëjmë dërgojmë dokumentat Uashington Postit. Edhe AP, do i shkruajmë”, u shpreh Berisha në lidhje me raportimin e mediave të huaja për protestën që u mbajt sot para godinës së Partisë Demokratike.

 LAJMI KRYESORl: VD-LIVE/ Mbylli protestën! Berisha: Ishte paqësore, u plagosën 12 persona

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll