Politike

VD-Kush e fitoi betejën? Berisha: Do përdor fjalët e Andi Bejtes

8 Janar 2022, 17:45 Nga DOSJA
VD-Kush e fitoi betejën? Berisha: Do përdor fjalët e Andi Bejtes

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se edhe pse nuk arriti të merrte godinën e Partisë Demokratike, përsëri pati një lloj fitoreje për mbështetësit e tij. Berisha përdori një shprehje të gazetarit Andi Bejtja, i cili përmendi se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mundi të mbante godinën, por u muros në Kryeministri” duke iu referuar faktit se FNSH shpërndaru protestuesti demokratë.


“E vërteta është se selia e PD, siç e patë dhe ju, është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë që një parti opozitare të pushtohet nga qeveria. Nuk është seli e partisë, është bunker personal i Lulzim Bashës. Natyrisht, protestuesit paqësore erdhën për ta çliruar ndërtesën e tyre, jo për t’u përballur me forcën dhe egërsinë e narkoqeverisë. Besuam se policia nuk do të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike. Siç ishit ju dëshmitarë, nuk ndodhi asgjë kërcëneuese. Nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë në seli, qoftë jashtë saj, dëshmon karakterin paqësor. Është fituar jo pak, nqs nuk është çliruar selia, do t’i marrë hua një shprehje të kolegut tuaj Andi Bejtja. “Godinën e mbajti, por u muros në Kryeministri”. Kjo është shumë një motivim edhe më i madh për popullin opozitar”, deklaroi Berisha në konferencën për media.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mbylli protestën! Berisha: Ishte paqësore, u plagosën 12 persona

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll