Politike

VD-Basha: Berisha e Rama, dy vëllezër siamezë, duan të çajnë PD në gjysmë

8 Janar 2022, 17:26 Nga DOSJA
VD-Basha: Berisha e Rama, dy vëllezër siamezë, duan të

TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha i ka quajtur vëllezër siamezë ish-kryeministrin Sali Berisha po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, Basha tha se të dy këta persona duan që të përçajnë Partinë Demokratike. Ndërkohë që shtoi se demokratët janë përdorur si mish për top nga Berisha.


“Sot e tutje edhe më shumë se vendimet e Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike ka treguar qartë se di të lahet nga e shkuara, sot është shpalosur fare qartë edhe fakti se Sali Berisha e Edi Rama janë dy vëllezër siamezë, njëri manipulon zgjedhjet e dhunon demokratët dhe tjetri nuk lë moment pa ushtruar dhunë për ta përdorur PD-në si bunker për tu fshehur nga non-grata e rrethi i tij i ngushtë. Demokratët u përdorën përfundimisht si mish për top, mediat e kapura dhe analistët e paguar prej tij. Çfarë po ndodhte këtu ishte në sy të të gjithë botës, por jo në të policisë. Në veshët e tyre ushtronte zëri i Edi Ramës, me përmbysjen e skenareve, zaptimot të shtëpisë së lirisë, gjakderdhjes dhe shkaktimit të viktimave e zbulimit haptaz të vëllezërve siamezë, prapë demokratët kanë një arsye për të mbajtur kokën lart. Kemi qëndruar në një moment shumë të vështirë, ne ditëm të qëndrojmë me një kulturë politike e guxim për tu admiruar. Jemi e vetmja forcë që ka dhe mbart vlera me të cilat Shqipëria mund të ecë para. Duan ta çajnë partinë në fjysmë për të qëndruar në pushtet. Rama hedh gurin e fsheh dorën. Me urdhër të tij, policia u vendos jashtë ligjit e kushtetutës dhe refuzoi të mbronte të drejtën e lirisë,” tha Basha.

LAJM KRYESOR:Selia e PD e shkatërruar! Basha fton gazetarët në seli, Bardhi përplaset me policinë

(I.A;F.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll