Aktualitet

PD e kanë pushtuar mbështetësit e Berishës, ja ku ndodhet Lulzim Basha

8 Janar 2022, 10:53 Nga DOSJA
PD e kanë pushtuar mbështetësit e Berishës, ja ku ndodhet

TIRANE– Selia e Partisë Demokratike tashmë është në duart e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Qindra demokratë shqyen dyert e blinduara të PD dhe mes qindra ovacioneve po qendrojnë brenda dhe jashtë PD.

Teksa Sali Berisha bën thirrje për vetëpërmbajtje, pamjet që vijnë nga PD tregojnë sesi grupi i mbështetësve të liderit të PD kërkon largimin e Bashës. Por ku ndodhet kryedemokrati?

Siç deklaroi edhe dy netë më parë në “Open” Lulzim Basha është brenda PD. Qysh prej mëngjesit të kësaj të shtune, Basha hyri në PD i vetëm.

A do ta gjejnë demokratët në zyrë? Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, kur protesta ende nuk ka nisur…

LAJMI KRYESOR: Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne pd protesta 8 janar lulzim basha perplasje ne pd protesta 8 janar

Sondazh

Poll