Aktualitet

PLASI!Mbështetësit e Berishës nxjerrin prej krahësh Bejkon,demokrati: Më lër të flas

8 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
PLASI!Mbështetësit e Berishës nxjerrin prej krahësh

TIRANË- Mbështetësit e Sali Berishës shtyjnë dhe nuk lejojnë që Roland Bejko të futet në selinë blu. Ai është kapur prej krahësh, është qëlluar dhe nxjerrë jashtë në rrugë për të mos hyrë brenda në godinë. Teksa e kishin kapur prej krahësh, Bejko ka shkëmbyer edhe disa fjalë me ta duke i kërkuar qetësi, ndërsa demokratët duket se e kanë ndjekur në të gjithë daljet e tij televizive, duke u shprehur se ai i kishte sharë publikisht. Edhe pse kandidati për deputet ka kërkuar pak kohë për të folur, sërish nuk i është dhënë fjala.

PJESË NGA BISEDA: 

Demokratët: Nxirre jashtë

Roland Bejko: Kështu më kanë shtyrë Enveristët në 91. Ne jemi demokratë. Dhe ti dhe unë jemi demokratë. Më lër të flas.

Demokratët: Ti na shan në televizor ne.

Roland Bejko: Më vjen keq…

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike roland bejko perplasje ne partine demokratike roland bejko

Sondazh

Poll