Aktualitet

Tapë në timon bën aksident e s’i bindet policisë, arrestohet 30-vjeçari në Tepelenë

8 Janar 2022, 09:48 Nga DOSJA
Tapë në timon bën aksident e s’i bindet policisë,

TEPELENË – Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, të identifikuar me inicialet L.S., pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një godinë private. Më pas ai nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe është larguar, por falë ndjekjes së uniformave blu, shoferi është arrestuar pak minuta më vonë.

Njoftimi i policisë:

“Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë, vihet në pranga 30 vjeçari. Specialistët e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagarancë shtetasin L. S., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Audi”, ka dal nga rruga dhe ka goditur një godinë private në  Këlcyrë, si dhe nuk i është bindur urdherit të punonjesit të policisë. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë.”

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia tepelene policia rrugore policia tepelene

Sondazh

Poll