Politike

Dhuna ndaj Bejkos, REAGON PD: Dhuna e mercenarëve të Berishës është fytyra e vërtetë

8 Janar 2022, 10:13 Nga DOSJA
Dhuna ndaj Bejkos, REAGON PD: Dhuna e mercenarëve të Berishës

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas dhunës së ushtruar ndaj Roland Bejkos. Më anë të një reagimi zyrtar, PD thotë se Bejko është dhunuar pasi nuk mendon njësoj si Sali Berisha dhe nuk i shërben interesit të tij.

REAGIMI:

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll