Politike

Protesta te PD, simpatizantë demokratë nisen nga Durrësi, Gjirokastra dhe Elbasani

8 Janar 2022, 09:21 Nga DOSJA
Protesta te PD, simpatizantë demokratë nisen nga Durrësi,

TIRANË – Drejt kryeqytetit janë nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Berisha edhe demokratë nga qarku i Durrësit, i Gjirokastrës dhe i Elbasanit.

Nga Durrësi njoftohet se janë nisur rreth 1500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike me makina private, rreth orës 9:30-10.

Nga Thumana, Malësia dhe qyteti i Krujës janë nisur mbi 200 qytetarë të konfirmuar. Nga Fushë-Kruja dhe zonat përreth u nisën mbi 300 persona me makinat e tyre private.

Nga Gjirokastra, me dhjetëra demokratë janë organizuar privatisht që mbrëmë për në Tiranë dhe të tjerë sot edhe me linjat e transportit të udhëtarëve. Nga Lazarati, Libohova dhe Dropulli janë nisur mbi 100 demokratë. Nga Tepelena dbe Memaliaj rreth 80, nga Përmeti dhe Këlcyra afro 70.

Nga Elbasani, mbi 1000 demokratë u nisën sot për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha para selisë blu. Nisja nga qyteti në kërthizë të Shqipërisë po kryhet nga selia e PD në këtë qytet, ku protestuesit do të udhëtojnë me mjete private dhe autobuzë.

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd durres pd elbasan pd gjirokaster perplasje ne partine demokratike pd durres pd elbasan pd gjirokaster perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll