Politike

Mbështetësit e Berishës: Basha kalama i keq, do t’i hapim dyert me çdo kusht!

8 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
Mbështetësit e Berishës: Basha kalama i keq, do t’i hapim

TIRANË – Simpatizantët e Berishës të mbledhur pranë selisë qendrore të demokratëve shprehen se nuk kanë frikë as nga policia dhe nga askush tjetër, ndërsa shtojnë se do ti hapin dyert e selisë me çdo kusht, pasi ajo nuk është as e Bashës dhe as e Policisë, por e demokratëve.

Protestues: S’kemi frikë as policinë dhe asgjë. Do hapim dyert me çdo kusht. Nuk është selia as e policisë dhe as e Bashës. Duam ta hapim derën, do vijnë me mjete dhe nuk do ikim pa hapur derën.

Protestues: Jam mbështetës i PD me kryetar Sali Berisha. Nuk jam mbështetës i Bashës, ky kalama i keq. Do shkojmë tek zyrat dhe më pas do ikim edhe tek zyrat e kryeministrisë. Nuk është nevoja për mjete për t’i hapur ata dyer.

Protestues: Është e turpshme për Lul Bashën që na mbyll dyert neve. Pse është çmendur Basha nuk i kemi gjë borxh neve. Ne duam të hyjmë tek shtëpia jonë. Ne nuk e duam. Pse blindon dyert kur ne nuk e duam?

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e pd sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e pd sali berisha

Sondazh

Poll