Politike

Protesta në selinë e PD! Açka thirrje për demokratët: Kush nxit përplasje do dënohet

8 Janar 2022, 09:19 Nga DOSJA
Protesta në selinë e PD! Açka thirrje për demokratët:

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë një mesazh për të gjithë demokratët pak orë para nisjes së protestës në selinë e PD-së. Me anë të një mesazhi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, Açka thekson se kush do të nxisë përplasje do të marrë dënim.

MESAZHI:

Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi!Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!Demokratët janë Ligji, jo muskujt.Demokratët janë Fjala, jo forca.Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!

8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flutura acka perplasje ne partine demokratike flutura acka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll