Politike

VIDEO/Demokratët e Elbasanit drejt Tiranës: Strategjia për ta nxjerrë Lulin nga zyra

8 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA
VIDEO/Demokratët e Elbasanit drejt Tiranës: Strategjia për ta

ELBASAN – Mbi 1 mijë demokratë nga i gjithë Qarku i Elbasanit janë nisur në drejtim të Tiranës për të mbështetur protestën e thirrur nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Gjatë prononcimit për “Fax News”, demokratët i kanë dalë në krah Berishës pasi siç thonë ata ndihen të zhgënjyer me Lulzim Bashën. Një qytetar thotë se ndaj Bashës nuk do të përdoret dhunë pasi ai do të largohet me dëshirën e tij nga PD-ja.

“Arritën komunistët të përdorin kauzën tonë. Do ti bashkohem protestës sepse e ndjej që me Berishën PD ka vendin e vet dhe askush nuk mund të nëpërkëmbë vullnetin e zgjedhësve shqiptar. Jemi shumë të zhgënjyer nga Basha. Duhet të respektojnë veten e tyre jemi në demokraci”, u shpreh një demokrat.

“Basha na shiti na la rrugëve, bashkëpunon me Edi Ramën. Tek Berisha kam besim që të vendosë drejtësi tek PD-ja. Ambasadorja amerikane shikon punën e saj ne tonën. Dhunë nuk ka, Basha do të ikë vetë s’ka përse përdorim dhunë”, tha një qytetar.

“Jemi shumë të zhgënjyer ndaj Bashës, ne ku nuk kemi qenë pas Bashës po me këtë që po bën Luli po gënjen veten e vet. Ne po shkojmë në shtëpinë tonë, dhuna nuk është në dorën tonë por në dorën e Lulit. Mos na kyçë dyert e shtëpisë, imagjino fëmija t’i mbyllë derën e shtëpisë babait”, u shpreh demokrati.

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike demokratet e elbasanit pd elbasan protesta ne pd demokratet e elbasanit pd elbasan protesta ne pd

Sondazh

Poll