Politike

Meta takon opozitën, shpall datën e re të zgjedhjeve: 13 tetor, dekretin e çoj edhe në Hagë!

27 Qershor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Meta takon opozitën, shpall datën e re të zgjedhjeve: 13 tetor,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar një datë tjetër zgjedhjesh. Pasi zhdekretoi 30 qershorin, Meta u konsultua sot me Bashën, aleatët e opozitës dhe caktoi 13 tetorin si datën e radhës kur mund të zhvillohen zgjedhjet. Presidenti e arsyetoi vendimin e tij, si të bazuar në Kushtetutë dhe si afatin për të ndihmuar vendin për hapjen e negociatave. Në fjalën e tij, ai nuk kurseu mesazhet politike për Ramën, të cilit i bëri me dije se “E ndan Monikën nga Republika”.  Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë kryeministri që e ka cilësuar si një çmenduri të dytë vendimin e Metës.

Takimet e Metës

Sot ishte ditë e ngjeshur për Ilir Metën. Presidenti e nisi që pa gdhirë mirë ditën e takimeve, kur në orën 04:45, u shfaq tek presidenca. 4 orë më vonë, presidenti priti Lulzim Bashën për 20 minuta, e pas tij të gjithë aleatët e PD me radhë. Aleati i PD, Dashamir Shehi, zbuloi se presidenti Meta në darkë do të bëjë publik dekretin për një datë të re zgjedhjesh lokale. Pas aleatëve të Bashës, presidenti priti ambasadorët e vendeve të BE. 

Refuzimi i Ramës

I vetmi që refuzoi takimin me kreun e shtetit, ishte kryeministri Edi Rama. Pas letrës që Meta i dërgoi dje, Rama e mbajti fjalën dhe nuk shkoi më në takim, por bëri not shumë pranë presidencës në një ambient sportiv privat.

Takimi Basha-Meta

Më herët, i përpiktë në orar, kryedemokrati u prit nga këshilltarët e Metës e më pas shtrëngoi dhe duart me të. Biseda që pritej të ishte gjatë dhe shteruese zgjati vetëm 20 minuta. Kreu i opozitës u largua nga Presidenca dhe nuk preferoi që të komentonte takimin para gazetarëve.

Ndërsa Ilir Meta nga ana tjetër në një reagim në Facebook, reagoi duke thënë se kishin zhvilluar një bisedë për krizën aktuale që po kalon vendi dhe se kërkohej përgjegjshmëri europiane nga të gjithë që kjo krizë të zgjidhej. 

(A.B.F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha takimi meta basha zgjidhja e krizes politike ilir meta lulzim basha takimi meta basha zgjidhja e krizes politike

Sondazh

Poll