Aktualitet

Skandali me pagat/Këta janë 3 nga të arrestuarit, 2 IT ia shitën listën përmbarimit

7 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Skandali me pagat/Këta janë 3 nga  të arrestuarit, 2 IT ia

TIRANË– Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, 4 të arrestuarit e për skandalin e publikimit të të dhënave personale. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve për vetëm 20-30 mijë lekë të reja.

Ishte Eni Qirjako ajo në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mije lekë Sotës dhe Ikonomit. Por diçka nuk lidhet, pasi ende nuk dihet sesi të dhënat u bënë virale në rrjet, të aksesueshme për të gjithë qytetarët. Ndërkohë pa sqaruar është edhe çështja e targave, për të cilën raportohet se është sekuestruar edhe një server tjetër, ndërsa hetimet vazhdojnë.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat! Prokuroria: Specialistët e IT te Tatimet shitën të dhënat (SKEMA)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi agaraj endi ikonomi eni qirjako klodian sota skandali me pagat e qytetareve andi agaraj endi ikonomi eni qirjako klodian sota skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll