Aktualitet

SKANDALI me pagat! Prokuroria: Specialistët e IT te Tatimet shitën të dhënat (SKEMA)

7 Janar 2022, 08:16 Nga DOSJA
SKANDALI me pagat! Prokuroria: Specialistët e IT te Tatimet shitën

TIRANË– Informacionet personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë janë shitur për vetëm 20-30 mijë lekë. Sot, disa javë pas skandalit, Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje nga hetimet, duke bërë me dije se në pranga kanë përfunduar 4 persona. Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, morën të dhënat personale duke ia shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Si pasojë, sot janë në prangat e Policisë. Ishte Specialistja e IT, Eni Qirjako, ajo e cila ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, në këmbim të përfitimeve financiare.

Por si u shpërndanë të dhënat?

Sipas dosjes së Prokurorisë, rezulton se Qirjako, ka filluar punë si Specialiste IT te Drejtoria e Përgjithshme e Hetimeve më 20 korrik të 2020 ndërsa ra në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Pas kësaj, ajo ka njoftuar eprorin se ora dhe data e krijimit të dosjes Exel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agarajit. Rezulton se ishte pikërisht Qirjako ajo që përdorte userin me emrin Moza Seraj, nga ku dolën të dhënat. Sipas dosjes, Qirjako kishte kërkuar që t’i ndryshohej emri i user-it, por kjo gjë nuk është bërë. Nëpërmjet E-mailit të saj të punës, te ai i Agaraj, Qirjako dërgoi në ditë të ndryshme listë pagesat e muajve shtator 2020, tetor 2020, dhjetor 2020, janar 2021, mars 2021 dhe shtator 2021.

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin “ëetransfer”. Pikërisht nga ky program, i shkarkonte më pas në kompjuterin e punës, për t’i kopjuar në CD. Më pas materialet e kërkuara ia jepte vetë Sotës. Ndërkohë që hetimet e prokurorisë vijojnë edhe për zbulimin se nga dolën të dhënat e targave të mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj. Por sa i përket hetimeve për patronazhistët, drejtësia duket se i ka ndarë në një dosje më vete. Lidhur me dosjen, Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve dhe se hetimet vijojnë për zbulimin e qëllimin e shpërndarjes së të dhënave nga përmbaruesit privat. 

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona trondit vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 650 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama justifikohet duket pretenduar se një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, version që iu hodh poshtë nga Prokuroria.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pasuri 1.3 mld $/ I arrestuari për skandalin e pagave punonte për një miliarder rus

I arrestuar për skandalin e pagave/Specialisti IT kishte pasion fotot e vajzave nudo

Skandali me pagat/ Këta janë 4 të arrestuarit, 2 IT ia shitën listën përmbarimit

Nxorrën databazën me të dhënat personale, të arrestuarit ‘harruan’ rrogat e tyre

‘Ma hiq Mozën’/ Pjesë nga DOSJA, nga frika specialistja kërkoi ndryshimin e USER-it

DOSJA e Prokurorisë! Si u shitën pagat e shqiptarëve për 20 mijë lekë

SKEMA/Të dhënat e shqiptarëve ‘vlejnë’ 20-30 mijë lekë, u nisën me e-mail e u shitën

Nxjerrja e pagave dhe targave, të dhënat u morën me USB dhe u shpërndanë

Shitën të dhënat personale! EMRAT e punonjësve të tatimeve të arrestuar nga policia

Skandali i pagave, Imeraj: Hetimet do shtrihen edhe ndaj personave që krijuan akses

SKANDALI/ Emrat nuk thuhen! Imeraj: Do ju përcillet në komunikatë tjetër

Kush i ka në dorë të dhënat e qytetarëve? Imeraj: Janë në fushën e përmbarimit

E FRIKSHME!Imeraj: Autorët i kanë shitur të dhënat e qytetarëve shqiptarë te privati

Nxorën databazën me të dhënat personale! Shkon në 4 numri i të arrestuarve

DETAJET nga arrestimet për skandalin e pagave!Prokuroria njofton konferencë URGJENTE

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll