Aktualitet

Skandali i pagave, Ikonomi dhe Sota dyshohen edhe për skemë mashtrimi kredish

7 Janar 2022, 18:30 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Ikonomi dhe Sota dyshohen edhe për skemë mashtrimi

TIRANË – Arrestimi i 4 personave në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve po çon në zbulime të tjera. “Balkanweb” raporton se Prokuroria e Tiranës ka dyshime se këto të dhëna mund të jenë përdorur për ngritjen e një skeme mashtrimi kredish.

Dy persona të arrestuar Endri Ikonomi, pronari i “PRO 3VT” sh.p.k, institucion financiar mikrokredie dhe Klodian Sota, pronar i “SMART COLLECTION” sh.p.k., kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete…” mendohet se kanë qarkulluar listën e pagave të qytetarëve midis njëri-tjetrit për të gjetur personat me kredi problematike në bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare.

Sota i orientonte kredimarrësit te Ikonomi për t’u zgjidhur problemet me kreditë. Më pas Ikonomi mendohet se u ofronte kredi të reja me kushtet e njëjta të kredive të mëparshme, Klientët nuk favorizoheshin për shlyerjen e tyre.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll